Ceferin s’kandidon më për president
Publikuar:
(08.02.2024 15:46:10)
Aleksander Ceferin ka njoftuar se nuk do të garojë edhe për një mandat në pozitën e presidentit të UEFA-së në vitin 2027.
Ndryshimet e së enjtes në statutin e federatës evropiane të futbollit të bëra në Paris, e mundësojnë vazhdimin deri më 2031, por që Ceferin e ka përjashtuar këtë mundësi, raporton The Guardian.
“Kam marr vendim gjashtë muaj më parë që nuk do të garoj më”, ka thënë Ceferin në konferencë.
“Arsyeja është se pas një kohe organizata ka nevojë për gjak të ri, por më kryesorja është se kam qenë për shtatë vjet larg familjes”.
“Me qëllim nuk i kam zbuluar këto, sepse së pari dëshiroja që t’ua shoh fytyrën e vërtetë disave dhe ua pashë. Unë jam një jetë të bukur brenda dhe jashtë futbollit”.
/Shqip.com