Cavani: Në futboll duhet gjithmonë të jesh i gatshëm

Te PSG-ja nuk ishin më të interesuar për të vazhduar me kontratën Edinson Cavanin, ndërsa që nga zbarkimi në “Teatrin e Ëndrrave” ai ka qenë pjesë e rëndëishme e ekpit.
Në një intervistë për mediat angleze, “El Matador” ka folur për momentet që po kalon me Manchester United, transmeton Shqip.com.
Sulmuesi uruguain fillimisht ka thënë se nuk do e ndryshojë sjelljen e tij edhe nëse nuk luan rregullisht.
“Është qelësi për të qëndruar në nivele të larta. Nganjēherë luan më shumë, nganjēherë më pak, janē vendime të trajnerit, por që nuk duhet të të ndalë nga puna e fortë qē duhet të bësh dhe të jesh kompetitiv”, tha ai.

Cavani po ashtu shtoi se ndoshta “Djajtë e Kuq” nuk kanë nevojë aq shum për të sa sezonën e kaluar, por ai do e japë maksimumin gjithmonë.
“Gjëja e rëndësishme është tē jem i gatshëm çdo moment që më jepet rasti. Normalisht se dua gjithnjë të luaj, por kjo nuk do e ndryshoj formën e mendimit dhe sjelljes sime. Janë gjëra që ndodhin. Krijohen shumë debate, por futbolli është futboll dhe nuk duhet tua vësh veshin shumë atyre që thuhen. Futbolli nuk ka të bëj se jam une apo tjetri aty”, u shpreh për fund qendërsulmuesi.
Prej nga ardhja e tij në ishull, Cavani ka zhvilluar gjithsej 29 paraqitje në Premierligë dhe ka shënuar nëntë gola./Shqip.com