Lajme

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për dhunimin e vajzës së vëllait në Istog

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj personit që dyshohet se dhunoi vajzën e vëllait në Istog.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Mund të konfirmoj se dje është mbajtur seanca dhe gjyqtari e ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit qe këtij personi të ju caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Nikçi.

Një e mitur dyshohet se u dhunua seksualisht nga xhaxhai i saj – SHQIP.com

Sipas burimeve të Shqip.com, një vajze e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht në Istog nga axha i saj.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe psikiatrik.

“Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh”, thuhet në raportin e PK-së.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për Shqip.com se i dyshuari është ndalur për 48 orë.

“Ajo se çfarë mund të ju them është se nën dyshimin e veprës penale të dhunimit, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person për 48 orë”, tha Nikçi.

Sipas Nikçit tha se prokurori do të bëjë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të bëjë përcaktimin e masës së paraburgimit dhe Prokuroria Themelore në Pejë do t’i fillojë të gjitha masat hetimore në ndriçimin e kësaj çështje penale”.

Por, PK-ja ka njoftuar se i dyshuari ndodhet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të Policisë.

/Shqip.com