Art Jetese

Çaji që dobëson, largon fryrjen dhe problemet me tretjen, ja si ta përgatisni

Çaji i dafinës është i thjeshtë për t’u përgatitur dhe ideal për të larguar shqetësimet e zakonshme si kolla, gripi dhe ftohja.

Përbërësit aktivë të cilët gjenden në gjethet e kësaj bime mesdhetare, përmirësojnë tretjen dhe funksionimin e duhur të aparatit gastrik.

Ky çaj lejon që vetëm në pak minuta të zbërthehen të gjithë përbërësit e principeve aktive që përmban. Ndihmon në reduktimin e absorbimit të sheqernave yndyrave të gjendura në ushqim, duke reduktuar fryrjen e barkut dhe duke favorizuar ndjesinë e ngopjes.

Cilat janë vetitë kryesore të dafinës për organizmin?

Përdorimi i saj në mjekësinë alternative ka për qëllim kryesor zbutjen e çrregullimeve të stomakut duke përmirësuar tretjen, duke eliminuar gazrat e grumbulluara në sistemin gastrointestinal  dhe duke luftuar fryrjen e kërcitjen e zorrëve, shkruan Living.

Nga çfarë varen vetitë dobësuese të këtij çaji

Infuzioni i gjetheve të dafinës përmban veti diuretike dhe dobësuese falë fuqisë rigjeneruese që vepron në nivelin e sythave të mureve të zorrës, në të cilat krijohen plagë të vogla që me kalimin e kohës tentojnë të bëhen më pak rezistente dhe të favorizojnë absorbimin më të shpejtë të yndyrave dhe sheqernave.

Çaji me dafinë në fakt, i riparon këto mikrotrauma, duke lejuar një përthithje më korrekte dhe më të ngadaltë të ushqimit, me pasojë rënien në peshë.

Çaj dobësues: si përgatitet dhe sa herë pihet?

Për përgatitjen e çajit me gjethe dafine është e nevojshme para së gjithash, të hiqet damari kryesor i gjethes. Më pas duhet të ziejmë 4 gjethe mesatare të pastruara mirë në 250 ml ujë për 10 minuta, më pas ta lëmë të ftohet dhe ta kullojmë.

Çaji i përftuar në këtë mënyrë mund të konsumohet si i nxehtë, ashtu edhe i ftohtë deri në tre filxhanë në ditë. Përdoret edhe për fuqinë tretëse dhe në raste të gëlltitjes së ajrit të tepërt.