Burri plagos gruan në Fushë Kosovë
Një grua është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së martës në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Po ashtu, lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
Gruaja është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjeku kujdestar Sami Bajqinca, ka njoftuar se e plagosura është në gjendje stabile dhe ndaj të njëjtës janë kryer disa intervenime mjekësore.
“I ka kryer disa intervenime, por për momentin gjendja është stabile. Ka disa plagë hyrëse dalëse por gjendja është stabile”, ka thënë Bajqinca.
/Shqip.com