Lajme

Bugajski: Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë

Njohësi politikës në Ballkan, Janosz Bugajski
Njohësi politikës në Ballkan, Janosz Bugajski

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka reaguar për ngjarjen e së dielës në veri të Kosovës, ku një grup terrorist sulmuan Policinë e Kosovës, e për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe disa u lënduan.

Bugajski duke i’u referuar presidentit Aleksandër Vuçiq, është shprehur se “Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë“.

Për më tepër Bugajski ka bërë thirrje që ndaj Serbisë BE e SHBA të ndërpresin ndihmat financiare derisa Serbia të pranoj realitetin.

Tutje theksoi Bugajski se trupat e NATO- duhet vendosur në kufi dhe të konfiskojnë të gjitha armët nga separeatistët serb.

“Nëse Serbia nuk mund ta njohë realitetin, atëherë BE dhe SHBA duhet të ndërpresin ndihmën financiare, të vendosin trupat e NATO-s në kufi dhe të konfiskojnë të gjitha armët nga separatistët serbë. Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë“, është shprehur Bugajski.

/Shqip.com