Lajme Ballkan

Britania sanksionon Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin

Britania e Madhe ka publikuar listën e 30 figurave të sanksionuara, që lidhen me krimin dhe korrupsionin nëpër botë.

Në listë janë edhe biznesmeni Zvonko Veselinoviq, serb nga Kosova dhe Milan Radojçiq, që së fundmi mban postin e nënkryetarit të Listës Serbe.

“Milan Radojçiq, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe. Radojciq ka përfituar nga keqpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kompanive të tij të ndërtimin kontrata fitimprurëse”, thuhet në njoftim nga Zyra e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë.

Edhe Veselinoviq përshkruhet si biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovës, që ka keqpërdorur paranë publike.

KFOR-i e ka identifikuar Veselinoviqin si njërin nga organizatorët e trazirave në tetorin e vitit 2011.

Kujtojmë se, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, janë gjithashtu në listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan, që nga viti i kaluar.

/Shqip.com