Lajme

Britania mund t’i ofrojë NATO-s trupa shtesë për Kosovën

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë nëse kërkohet, shkruan Reuters.

Nga Britania e Madhe kanë thënë se për shkak të situatës aktuale në Kosovë e kanë transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në një forcë rezervë për Forcën e NATO-së, në mënyrë që të ofrojë mbështetje nëse kërkohet.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) – në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, kanë deklaruar Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

/Shqip.com