Lajme

Britania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott

Nicholas Abbott, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosova, ka mirëpritur aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropian.

Abbott, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar si një shenjë të mirë, aplikimin e Kosovës në KE.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Gjithashtu është një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin ndërkombëtar Kosovës i uroj suksese!”, ka shkruar ambasadori britanik.

Me 12 maj, Kosova ka aplikuar në Këshillin e Evropës, në Strasburg që të bëhet anëtare.

Mjaftojnë që 31 vota dhe Kosova të pranohet. Nga 46 shtete anëtare, 34 kanë njohur Pavarësinë e Kosovës./Shqip.com