Rozë

Brenda shtëpisë luksoze të Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka prezantuar shtëpinë e saj të rinovuar në Londër, të cilën e bleu për 8.5 milionë euro në vitin 2021.

Në fillim të këtij viti, 31-vjeçarja njoftoi planet për të rinovuar shtëpinë në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore. Pas rinovimit, ajo ia prezantoi shtëpinë Architectural Digest, kompania që e ndihmoi me dizajnin e brendshëm.

Mirëpo, Rita Ora deklaroi se nuk kishte bërë ndryshime të mëdha në shtëpi, pasi sipas saj i pëlqejnë gjërat e vjetra. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1877.

“Gjithmonë më kanë tërhequr shtëpitë me shpirt të vjetër.

“E dija që kjo shtëpi në mënyrë specifike ka qenë shtëpia e shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë”, tha ajo.

Rinovimet u bënë kryesisht në rivendosjen e dyshimeve, çatinë, banjat, tubacionet dhe përmirësimin e gjërave në kuzhinë.

/Shqip.com