Sport Ndërkombëtar

Brazili shënon më në fund, Richarlison ia “terron” Serbisë

Brazili po e zhvillon ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, raporton Shqip.com.

Brazili ka kaluar në epërsi prej 1:0 me golin e shënuar nga Richarlison në minutën e 61-të.

Përballja zhvillohet në “Lusail Stadium”, ndërsa kundërshtar i Selecao është përfaqësuesja serbe.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Zvicra e Kameruni.

/Shqip.com