Sport Ndërkombëtar

Brazili fillon me mungesa përgatitjet për Botëror

Këtë të hënë Brazili ka filluar përgatitjet për Botërorin, ku edhe cilësohet si njëra nga përfaqësueset favorite për të triumfuar në Katar.

Trajneri Tite kishte në dispozicion të gjithë grupin, përveç dy futbollistëve.

Bëhet fjalë për Neymar dhe Marquinhos, të cilët humbën avionin drejt Torinos. Kjo ka bërë që dy lojtarëve të mbërrijnë me vonesë në qëndrën stërvitore.

Brazili në përbërje ka disa nga futbollistët më të mirë në boëa, teksa në Grupin G do të luajnë ndaj Zvicrës, Kamerunit dhe Serbisë.

/Shqip.com