Kulturë Kino

Brad Pitt po shikon fundin e karrierës

Ylli i kinematografisë dhe fituesi i Oscar po shikon fundin e karrierës së tij.

“Mendoj se kam arritur në fazën e fundit të karrierës sime”, tha aktori 58-vjeçar në një intervistë për GQ.

“Mendoj se kam kaluar vite në depresion dhe kur arrita të pajtohem me këtë, duke u përpjekur të përqafoj të gjitha anët e vetes, të mirat dhe të këqijat, arrita t’i kap këto momente gëzimi. Tani ndihem i lumtur”, tha Pitt.

Dhe pikërisht në emër të kësaj lumturie të re, Pitt po mendon të mbyllë karrierën e tij hollivudiane për t’iu përkushtuar gjërave të tjera që i pëlqejnë, si skulpturat (gjatë pandemisë ai mësoi të bënte punime me qeramikë), dhe mobiljet (në shkollën e mesme ai ndoqi kurse në një punëtori zdrukthtarie).

“Unë jam një nga ato krijesa që flas përmes artit. Gjithçka që dua është të krijoj. Kur nuk e bëj, ndihem sikur po vdes”, tha aktori.

“Bullet Train” do të publikohet më 25 gusht, “Babylon” në dhjetor; dhe përmes kompanisë së tij të produksionit “Plan B Entertainment” (këtë vit do të publokohet “Women Who Talk”, një adaptim i romanit të Miriam Toews dhe “Blonde”; filmi i shumëpritur i Netflix për Marilyn Monroe, ndarja nga kinemaja nuk duket dhe aq e afërt.