Sport Ndërkombëtar

Boston vazhdon shkëlqimin

Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA këtë sezon, duke shënuar fitoren e 14-të. Celtics mposhtën Dallasin me rezultat 125-112, ndeshje në të cilën 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më të mirët ishin Tatum me 37 pikë e 13 kërcime si dhe Brown me 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Luka Doncic për mysafirët.

Ekipi kampion i Golden State fitoi 124-107 ndaj Clippers, në një përballje të dominuar nga vendasit. Wigginis me 31 pikë e Curry me 22, bënë diferencën në parket.

Skuadra e Milwaukee zhgënjen sërish, duke u mundur 118-113 në fushën e saj nga Chicago. Giannis realizoi 36 pikë e 11 kërcime, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Bulls u dallua DeRozan po me 36 pikë.

Brooklyn ka fituar në udhëtim te Toronto me rezultat 112-98, sfidë ku u dallua Irving me 29 pikë.
Detroit, falë 23 pikëve të Bogdanovic, mposhti 125-116 Uah Jazz, ndërsa Charlotte triumfoi 107-101 ndaj Philadelphia (Rozier 22 pikë).
Rezultatet:
Charlotte – Philadelphia 107-101
Cleveland – Portland 114-96
Indiana – Minnesota 101-115
Atlanta – Sacramento 115-106
Boston – Dallas 125-112
Miami – Washington 113-105
Toronto – Brooklyn 98-112
Milwaukee – Chicago 113-118
Oklahoma – Denver 126-131
San Antonio – New Orleans 110-129
Utah Jazz – Detroit 116-125
Golden State – Clippers 124-107

/Shqip.com