Lajme

Borrell skeptik që do të ketë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

 Gjatë këtij viti vështirë që të ketë takim të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë skepticizëm e ka shprehur edhe Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të martën gjatë një konference për media bashkë me Albin Kurtin.

Ai tha se duhet të ketë kushte për një takim – e jo të takohen Kurti e Vuçiq për asgjë.

“Ne gjithmonë organizojmë takime dhe mblidhemi kur është e përshtatshme. S’kemi njoftuar ende. E kemi bërë të qartë që pas dy takimeve sivjet, parakusht është gatishmëria e të dyja palëve të pajtohen për rezultate konkrete”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim nëse kushte s’përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga emisari i posaçëm dhe nga puna e tij e palodhshme, s’ka gatishmëri në këtë pikë. Por ende s’ka përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, ka thënë ai.

Borrell, po ashtu ka thënë se e rrugës është të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencë është diskutuar edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel poqë nuk janë implementuar. /Shqip.com