Lajme

Borrell: Marrëveshja krijon status-quo të re në dialog, Asociacioni çështje urgjencë

Josep Borell

Përfaqësuesi i Lartë për politikë të jashtme e siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur edhe njeherë për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel krijon status-quo të re në dialog.

“Kam njoftuar ministrat për marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Është arritje e madhe në procesin e normalizimit mes tyre. Krijon një status-quo të re në dialog. Më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më 27 shkurt. Këto marrëveshje hyn në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit. Ne do të përcjellim implementimin e marrëveshjeve”, ka deklaruar Borrell.

Borell më tutje ka thënë se nuk kishte nënshkrim nga ana e palëve për arsye ligjore.

“Këto marrëveshje Marrëveshja dhe Shtojca] kanë hyrë në fuqi me Deklaratën e lëshuar. Nuk kishte nënshkrim për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime ishte një angazhim nga ana e tyre për të përmbushur plotësisht detyrimet që rrjedhin nga kjo Marrëveshje dhe Aneksi për zbatimin e saj”

Borell po ashtu foli edhe për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Për Asociacionin tha se është një çështje shumë me urgjencë.

“Gjërat më urgjente fillimisht, disa janë shumë urgjente. E thash shumë qartë në aneks, thuhet se Kosova është e përkushtuar që menjëherë të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, është shprehur Borell.

Pala kosovare dhe ajo serbe nën ndërmjetësimin e BE-së mbajtën një takim të shtunën e kaluar në Ohër ku edhe arritën marrëveshje në mes veti por që nuk u nënshkrua nga pala serbe.

/Shqip.com