Lajme

Borrell dhe Kurti flasin për ndërhyrjen e KFOR-it në veri: Nuk do të jetë e nevojshme

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka siguruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ndërhyrja e KFOR-it në veri të Kosovës nuk do të jetë e nevojshme.

Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi Kurti mori mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se nëse rrezikohet stabiliteti janë të gatshëm të ndërhyjnë.

Kurti i tha Borrellit se shpreson se ndërhyrja nuk do të jetë e nevojshme.

Mes tjerash, Kurti i tha Borrellit se takimi me Stoltenbergun ishte shumë i mirë.

Biseda e Borrellit dhe Kurtit gjatë pritjes:

Borrell: Dje keni takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kam lexuar për të nga gazetat.

Kurti: Po, kam qenë një takim shumë i mirë.

Borrell: A ishte takim i mirë?

Kurti: Po.

Borrell: Ai ishte gati të dërgonte më shumë trupa nëse ishte e nevojshme?

Kurti: Epo nëse është e nevojshme po.

Borrell: Ndërhyrja nuk do të jetë e nevojshme.

Kurti: Edhe unë shpresoj kështu.

Lexo edhe:
Kurti në NATO: Në një anë kemi shtetin demokratik të Kosovës, në anën tjetër strukturat ilegale të Serbisë

Theksojmë se Kurti ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Kurti gjatëkonferencës të përbashkët ka falënderuar NATO-n për angazhimin e saj në Kosovë, derisa ka kërkuar anëtarësim në këtë aleancë.

“Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë”, ka thënë ai.

Ai tha se nuk do të këtë tolerim ndaj grupeve të organizuar dhe Kosova do të luftojë krimin dhe korrupsionin./Shqip.com