Lajme Botë

Borrell: Deklarata e Putinit janë një tjetër agresion i drejtpërdrejtë kundër Ukrainës

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për njohjen e Pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut.

Borrell përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky vendim është një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

“Dekretet e Presidentit Putin që urdhërojnë të ashtuquajturin mision paqeruajtës në të ashtuquajturat republika popullore Donetsk dhe Luhansk është një tjetër agresion i drejtpërdrejtë kundër Ukrainës”, ka shkruar Borrell.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të mblidhen sa më shpejt./Shqip.com