Ekonomi Biznes

Borrell: BE-ja shkurton furnizimin me gaz rus në 6 %

Vendet e Bashkimit Evropian tashmë kanë hequr qafe varësinë e tyre energjetike nga Rusia, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell në një intervistë për radiostacionin Onda Cero.

“Më parë, 40 per qind e gazit vinte nga Rusia, tani është 6 per qind, dhe ata nuk do të gjejnë klientë për këtë gaz”, ka thene ai.

Ai shtoi se pavarësisht sanksioneve të vendosura nga BE, viti i kaluar nuk ishte i keq për ekonominë ruse, pasi çmimet e energjisë u rritën. Por tani çmimet janë kthyer në nivelet e paraluftës në Ukrainë, vuri në dukje ai.

/Shqip.com