Rozë

Bora Zemani vjen me dedikim për fansat e saj

Bora Zemani

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani është kthyer ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë.

Lidhja e saj me aktorin Donald Veshaj, është bërë virale gjithandej.

Pjesëmarrja e Donaldit në Big Brother VIP ka kthyer gjithë vëmendjen nga ta duke u bërë dy prej personave më të përfolur.

Madje shumë prej ndjekësve të tyre vazhdimisht postojnë fotografitë e çiftit.

Së fundmi, Bora përmes disa postimeve ka falënderuar të gjithë fansat që ndajnë kohën t’i shkruajnë e të ia dedikojnë kohën e tyre.

“Sa më preku kjo video, mbështetja juaj është shpërblimi më i madh për mua!! Veç të tjerash ju kam edhe kaq të talentuar dhe duket në çdo foto apo video që më dedikoni! Ju e dini që ju shoh dhe kam gjithmonë buzëqeshje në fytyrë! Nuk e mendoja ndonjëherë që njerëz që nuk i njeh, mund të të japin kaq shumë forcë e dashuri. Ju jeni fansat e mi?! Jo, unë jam fansja juaj për dashurinë pa kusht që më jepni çdo ditë. Ju dua”, ka shkruar Bora në njërin prej postimeve.

Kujtojmë që Bora dhe Donaldi janë parë bashkë në shumë vende pas ndarjes.