Rozë

Bora Zemani puth Donald Veshaj në emision

Më në fund lidhja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt u zyrtarizua, pasi këta postuan foto së bashku dhe Bora ishte e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flasë”.

E ky emision do fillojë transmetimin e sezonit të ri më 1 tetor.

Në promon e emisionit, Donaldi flet për lidhjen me Bora Zemanin duke shprehur: “Më shumë ziheshim sesa loznim, më shumë ziheshim se sa flisnim. Nuk thonim një fjalë të mirë për njëri-tjetrin”.

Në fund, këta të dy u afruan shumë, e audienca dëgjohet duke thënë “Puthe” dhe Bora e puthi atë në ballë./SHQIP.com