Rozë

BMT e pëson keq pas Cllevios, Stresi bën për spital ish-anëtarin e TBA-së

Stresi

BMT ish-anëtari i TBA -së e ka pësuar shumë keq ka Stresi.

Kjo pasi ai është rrahur shumë keq nga ai dhe këtë e ka treguar shumë keq vet reperi  në një fotografi në Instagram, ku BMT shihet komplet i gjakosur në fytyrë.

Reperi ishte shprehur se nuk do të shpëtonte paq pasi BMT e kishte sharë disa herë në rrjete sociale.

“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, ka shkruar Stresi krahas fotos së tij. Ndërkohë, Stresi ka folur lidhur me këtë ngjarje dhe me Noizyn.

Gjatë një live që kanë realizuar së bashku, ky i fundit dëgjohet duke thënë se duhet ta lënë me kaq.

Ndërsa Stresi shton: “Familja është e shtrenjtë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.

Ndryshe një rrahje tjetër ka ndodhur javën e kaluar në mes të Noizyt dhe Cllevios. Ky i fundit ka vendosur edhe tritol në lokalin e reperit nga Durrësi duke e dëmtuar shumë atë.

Pas këtij rasti reperi Cllevio është në burg, madje javë më parë ai ka thyer rregullat e arrestit shtëpiak./SHQIP.com