Art Jetese

Blogerja bjelloruese zgjedh jetën në Kosovë

Sheshi "Skenderbeu" Prishtinë

Blogerja nga Bjellorusia, Olga Grigorieva, e cila ka zgjedhur të jetojë në Kosovë, ka treguar disa nga arsyet për këtë vendim.

Ajo tha se ka vizituar edhe disa qytete të Shqipërisë, por sipas saj, në Kosovë i pëlqen qetësia, mungesa e trafikut dhe jeta pa stres.

Po ashtu ajo tha se te shqiptarët i pëlqen që ata e duan traditën dhe kanë familje të mëdha, por shtoi se ajo që nuk i pëlqen është se janë shumë tipa emocional.

“Unë jetoj në Kosovë prej një viti e gjysmë, por vetëm 2 muaj kam që mësoj shqip. Kam një mësuese të mrekullueshme që quhet Liza dhe me atë u dashurova me gjuhën shqipe. Ka edhe një faqe interesante Albania Language. Kur unë flas kam shumë stres, por është normale, për dy muaj. Kur isha 18 vjeç vizitova Emiratet Arabe, isha një muaj atje. Pastaj në Armeni 1 muaj tjetër dhe pastaj vizitova për pushime Shqipërinë bashkë me shoqen time. Kaluam një muaj në Sarandë, një muaj në Vlorë, një muaj në Durrës dhe një muaj në Tiranë. Pastaj takova një shok nga Kosova dhe vizitova Kosovën. Kur mbërrita në Kosovë, vendosa të qëndroj këtu. Më pëlqen Shqipëria shumë, por për punë dhe pushimë është shumë mirë, por për jetë jo. Në Kosovë është shumë qetë, pa trafik, pa stres dhe jeton shumë qetë. Tani jetoj në Prishtinë. Njerëzit ndihmojnë çdo ditë. Natyra dhe qytetet e bukura, malet, prandaj udhëtoj shumë shpesh. Shqiptarët për mua e duan shumë traditën, dëgjojnë shumë muzikë tradicionale, kanë familjen e madhe. Por nuk më pëlqen që janë shumë emocional”, tha Grigorieva. / Euronews

/Shqip.com