Blinken: E ndjej ngrohtësinë e ’Vendit të Shqiponjave’
Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken në fjalën e tij gjatë një aktivitet me të rinjtë dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar edhe kryeministrin Edi Rama.
“Mirëdita të gjithëve ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e Shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë që më shoqëron në Tiranë nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Jam i lumtur që të jem sot me ju të festojmë arritjet e këtyre programeve është një moment i rëndësishëm, falënderoj Devid Wisner që po drejton aktivitete e ambasadës së SHBA-së dhe sidomos Edin, z kryeministër jam shumë i lumtur, ju si kryetra bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë drita të bukura”, tha Blinken.
Sekretari Blinken ka vlerësuar ndihmën që dha Shqipëria për të pritur qytetarët afganë, për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.
“Ju mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e afganëve dhe ajo është ringjallur se ata ndihen të sigurt në Shqipëri, që më pas do të kenë rrugën e tyre SHBA. Unë jam mirënjohës që ju mbështete afganët të shpëtonin nga talebanët”, tha Blinken.
Në fund Blinken vlerësoi edhe rininë shqiptare, të cilët i konsideroi si persona që do krijojnë një të ardhme më të sigurt në botë.
“Nëse shkëmbejmë eksperiencën tonë aq më shumë do të përparojmë dhe bota do të jetë më e sigurt. SHBA dhe Shqipëria kanë lidhur marrëdhëniet 100 vite më parë, për gjysmën e periudhës këto marrëdhënie nuk ekzistonin, por sot në shekullin e ri ne vendet tona do ta bëjmë botën më të sigurt dhe do jeni ju të rinjtë që do e bëni këtë”, tha Blinken.
Kurse, kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin në Piramidën e Tiranës me fjalët “Diktatori do të rrotullohej në varr”.
Ai tha se Enver Hoxha donte që Shqipëria t’i urrente amerikanët, por ai e di se Amerika është mik i Shqipërisë.
Ai ka falenderuar sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken për këtë vizitë, duke thënë se ky takim hap horizontet e të rinjve shqiptarë.
“Diktatori për të cilin kjo piramidë u ndërtua sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me urrejtje për ju. Por ne sot ju mirëpresim dhe urojmë një marrëdhënie të gjatë. Ky tempull sot, zgjeron horizontet e të rinjve sot. Shumë pronarë të kësaj piramide do donin të ishin sot këtu, por protokolli i SHBA nuk i lejon. Unë e di që ju nuk keni qëllime të këqija. Në emër të gjithë shqiptarëve unë ju uroj mirëseardhjen. Çelësa te shtëpisë sonë janë në duar të sigurta. Siç e kemi thënë gjithnjë, shtëpia, Shqipëria, i takon zotit dhe mikut. Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni këtu sot. Ju falenderoj që sollët shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Rama.
/Shqip.com