Rozë

Bledi Mane zbulon 4 finalistët e Big Brother VIP?

Bledi Mane ka disa javë që është larguar nga Big Brother.

I ftuar sot në “Wake Up”, Bledi Mane u shpreh se banorët që e meritojnë vërtet finale janë padiskutim Olta dhe Luizi, ndërsa dy tjerët që mund të shkojnë “zvarrë-zvarrë” sipas tij, janë Kristi dhe Deamishel.

Dyshja e pashmangshme Luizi Olta shkojnë në finale, besoj se zvarrë-zvarrë edhe Kristi dhe Dea. Dea është një “vrasëse” në sensin e lojës, të vret me fjalë, është e kalkuluar dhe po “zvarrë-zvarrë” e shoh edhe në finale”. Është e vetmja aty që ka bërë që Luizin ta nxjerrë nga vetja”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka treguar se si e sheh Luizin tani pas daljes së Kiarës.

Luizi do jetë më i fortë e kapedan, por sulmi terrorist ndaj Top Channel e frenoi disi. Pas të shtunës ai do nisë të bëjë lojë të fortë dhe në mungesë të Kiarës do shpërthejë”.

Sipas Manes do shohim një dimension tjetër të Luizit brenda shtëpisë së Big Brother, gjë që do e bëjë më interesat.

/Shqip.com