Ekonomi Biznes

Bizneset: Kur politikanët nuk i respektuan masat anti-COVID gjatë fushatës, pse t’i zbatojmë Ne?

Ilusrim

Kryetari i Odës Hoteliere dhe Turizmit, Fadil Sogojeva, ka thënë se meqenëse partitë politike nuk i kanë zbatuar masat anti-COVID – s’kanë arsye as bizneset pse t’i respektojnë këto kufizime.

Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i largojnë këto masa, duke iu referuar edhe moszbatimit të tyre gjatë fushatës zgjedhore.

“Sot e kemi mbajtur kuvendin e punës ku kanë marrë pjesë mbi 120 delegatë, prandaj sot jam më i fuqishëm, prandaj edhe nëpërmjet organeve ne do të mundohemi që t’i realizojmë kërkesat tona”, ka thënë Sogojeva për Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Hoteliere dhe Turizmit, Fadil Sogojeva

Ndërkaq, Agim Shahini – kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, thotë se Kosova është vendi i vetëm në rajo që ka orë policore.

Beson se kjo i jep imazh negative vendit, duke thënë se duhet të analizohet gjendja reale me pandeminë COVID-19.

“Grumbullimet janë të ndaluara tash e disa kohë dhe mendoj që Qeveria e vendit duhet të sillet konform rekomandimeve të IKSHPK-së, kështu që Kosova është shumë më mirë sesa ishte ditëve të verës, ku numri i të infektuarve është minimal dhe të vdekur nuk ka, dhe kjo është një shenjë që ne duhet të mendojmë për lirimin e masave për t’i liruar bizneset me aktivitetet e tyre të ndryshme, gjithmonë konform manualit të mbrojtjes së shëndetit publik”, ka thënë Shahini.

Njëashtu edhe Shahini theksoi faktin që subjektet politike nuk i zbatuan masat anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore.

Agim Shahini – kryetari i Aleancës Kosovare të Biznese

Odat ekonomike shpesh janë ankuar për mënyrën sesi janë vendosur masat anti-COVID.

Më së shumti pakënaqësi ka shfaqur Shoqata e Gastronomeve, të cilët thonë të i ketë dëmtuar shumë masat e shumta anti-COVID. /Shqip.com