Lajme

Bislimi për dialogun me Serbinë: Qeveria e Kosovës ka vullnet për takime në baza mujore

Besnik Bislimi - Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar ka folur për dialogun Kosovë – Serbi.

Në pyetjen drejtuar Bislimit rreth datës së mundshme për takimin e radhës të nivel të lartë, Bislmi ka thënë se ekziston një vullnet nga ana e Qeverisë së Kosovës për takime në baza mujore.

“Ne shpresojmë të kemi takim këtë muaj mirëpo Lajçak do ta sheh mundësinë se në cilat data mund të ftohet në takim. Ky është dakordim gojor, por ka vullnet nga pala jonë të shkohet në takim në baza mujore”, tha Bislimi.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar muaj më herët se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të intensifikohen, me qëllim të arritjes sa më të shpejtë të marrëveshjes finale./Shqip.com

/Shqip.com