Lajme

Bislimi: Në këta 14 muaj nuk është diskutuar asnjëherë Asociacioni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se tema e Asociacionit në takimet në Bruksel nuk është diskutuar asnjëherë.

Në një intervistë për RTK, Bislimi thotë tema e Asociacionit është bërë e diskutueshme vetëm në takime me Lajçak.

“Në Bruksel, në këta 14 muaj nuk është diskutuar asnjëherë Asociacioni. Pikë. Asociacioni është përmend vetëm në takime private, private nuk ka asgjë, por takime tet-a-tet me zotëri Lajcak. Ku unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli del me shumë lehtësi  prononcohet për Asociacionin e nuk flitet shpesh për mosrespektimin e marrëveshjeve nga Serbia. Marrëveshja për Asociacionin është nënshkruar më 2013 e para, pastaj më 2015. Marrëveshje për menaxhimin e kufirit është nënshkruar më 2011-ën. Në qoftë se në Bruksel marrëveshjet asnjëherë nuk janë ranguar nga rëndësia, atëherë pse bëhet temë Asociacioni e jo marrëveshja për kufijtë”, thotë ai.

Bislimi ka shtuar se për këtë temë më shumë janë të interesuara mediat në Kosovë se në Bruksel.

“E përgjigja e Lajcakut ka qenë se ju në Kosovë merreni me këtë temë. Pse deklaroheni, sepse na bëjnë pyetje mediat. Më shumë interesoheni mediat në Kosovë se ata në Bruksel”, ka thënë më tutje Bislimi.

Më tutje Bislimi ka thënë se ata po mundohet që ti bindin mediat në Kosovë që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është një manipulator.

“Ajo që po mundohemi të ju bindim mediave në Kosovë është se Vucici është manipulator. Pse ju jepet rëndësi deklaratave të tij. Unë negocioj në Bruksel. Jemi duke marrë mbështetjen amerikane dhe jemi falënderues. Ne letrën e parë të dërguar nga Borrell të dërguar më 31 korrik, në paragrafin e parafundit, fjalia e fundit thotë si vijon: Shpenzimi i  një viti duke u marrë me çështje të së kaluar në vend se të merremi me peisazhin e madh e të ardhmen tonë, mendoj se është i mjaftueshëm. U mundova ta përkthej bukfalisht. Çka nënkupton kjo. Ka ardhur koha të mos merremi me çështje të kaluara por me peizazhin e madhe dhe mesazhet gjithëpërfshirëse”, përfundon ai. 

Nuk mund të ketë kompromis për njohje reciproke, ka shtuar më tutje Bislimi./Shqip.com