Lajme

Bislimi e Nagavci zhvillojnë takim me Kamberin, diskutojnë për nevojë e prezencës më të madhe të Kosovës në Luginë të Preshëvës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci gjatë ditës së sotme kanë qëndruar për vizitë në Luginë të Preshevës.

Me këtë rast ata kanë takuar deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Foto nga takimi

“Biseduam për rrjedhat e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës e rajon, nevojën e prezencës më të madhe të Republikës  së Kosovës në Luginë të Preshevës me projekte konkrete, nevojat e qytetarëve të Luginës në Kosovë e sidomos për angazhim më të madh të përfshirjes të të drejtave të shqiptarëve në dialog me Serbinë duke aplikuar parimin e reciprocitetit”, thuhet në njoftimin e Kamberit.

Kjo vizitë e Bislimit e Nagavcit vjen në të njejtën kohë kur në Kosovë për vizitë po qëndron kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq./Shqip.com