Lajme

Bislimi dhe Nagavci sot në Luginën e Preshevës, kjo është agjenda

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit pritet që sot të zhvillojnë vizitë në Luginën e Preshevës.

Kjo vizitë vjen pikrishtë në kohën kur në Kosovë sot pritet të qendrojë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Por cila është agjenda e dy zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës?

Të dy së bashku duke filluar nga ora 10:30 pritet të zhvillojnë takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Pastaj duke filluar nga ora 11:00 pritet të zhvillohet takim me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në ora 12:00 është paraparë takimi me krerët e Komunës së Bujanovcit ndërsa në 12:45 vizitë në shkollën “’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc.

Kjo nuk do të jetë shkolla e vetme që do të vizitohet nga Bislimi e Nagavci.

Duke filluar nga ora 14:50 të dy pritet të vizitojnë shkollën “’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë”.

Në ora 15:00 është paraparë një drekë pune me liderët politikë të Preshevës./Shqip.com