Sport Ndërkombëtar

Bisedimet për përballjen Fury – Usyk fillojnë pas pak ditëve

Fury-Usyk

Diskutimet për përplasjen e padiskutueshme të Tyson Fury në peshën e rëndë me Oleksandr Usyk do të nisin në ditët në vijim.

Bob Arum, i cili promovon Fury së bashku me Frank Warren, zbuloi për Sky Sports se pret të takohet me Usyk dhe përfaqësuesit e tij këtë të enjte në New Jork.

“Oleksandr Usyk e shikoj si një mik shumë të mirë, sepse ai është miku më i mirë i Vasiliy Lomachenko. Ata janë shumë të afërt, kanë shkuar në të njëjtat Lojëra Olimpike dhe ndajnë një menaxher në Egis Klimas, i cili është një mik shumë i mirë i yni dhe rastësisht ne [Top Rank] do të promovojmë luftën e radhës të Vasiliy më 29 tetor nga Madison Square Garden,” tha Arum për Sky Sports.

Usyk mposhti Anthony Joshuan në dy ndeshje radhazi dhe mban rripat e unifikuar të peshave të rënda WBO, WBA dhe IBF, ndërsa Fury është kampioni në fuqi në WBC.

/Shqip.com