Sport Shqiptar

Bie sërish mbrojtja e Kosovës, Hovhannisyan pasi e kaloi pa problem këtë lojtar, e mposht portierin Bekaj

Përfaqësuesja e Kosovës sonte po e zhvillon miqësoren e parë të nëntorit.

“Dardanët” po takohen me Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përballjen që ka nisur në orën 18:00 – shkruan Shqip.com.

Armenia e ka rikthyer epërsinë në 1:2 me golin e realizuar nga në minutën e 82-të. Ky i fundit realizoi super-gol pasi e kaloi Lirim Kastratin në mbrojtje dhe me goditje të fuqishme e mposhti portierin Visar Bekaj.

Kosova i ka barazuar shifrat në 1:1 me golin e realizuar nga Lirim Kastrati në minutën e 68-të të ndeshjes. Ai shënoi nga penalltia.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat 1:0 në të mirë të armenëve.

Armenia ka kaluar në epërsi në minutën e 23-të me golin e realizuar nga Shaghoyan. Ky i fundiy shënoi pas u shëtit në mbrojtjen e “Dardanëve” për 1:0.

Kjo është përballja e parë mes ekipeve të këtyre dy shteteve në një ndeshje futbolli.

/Shqip.com