Lajme

Bie dukshëm numri i shtetasve të Shqipërisë që duan të hyjnë në Kosovë

Kufiri Kosovë - Shqipëri

Numri i personave që duan të hyjnë në Kosovë nga Shqipëria ka rënë dukshëm për shkak të masave të reja anti-COVID, përcjell Shqip.com.

Qytetarët që kaluan paraditen e së martës, kanë treguar se me cilat dokumente dëshmuan se janë të sigurt nga virusi, raporton TCH.

Në mesin e tyre kishte edhe prej atyre që ishin kthyer mbrapsht një ditë më parë.

Por, një pjesë e qytetarëve po pajtohen plotësisht me masat e reja duke thënë se vetëm kështu ruhet shëndeti publik.

Ndërkaq, nga 6 shtatori, masat e njëjta do të vlejnë edhe për kosovarët që duan të shkojnë në Shqipëri.

Mbrëmjen e së hënës ishin krijuar kolona mbi një kilometër për të hyrë në Kosovë dhe pritjet ishin deri në një orë./Shqip.com