Lajme

Bie aksidentalisht nga pallati, humb jetën një person në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një 83-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga pallati dhe ka humbur jetën.

“Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Shqip.com