Lajme Botë

Bideni mban sonte fjalimin në Asamblenë e OKB-së, çështja kryesore është situata në Ukrianë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të përpiqet ta forcojë trashëgiminë e tij të politikës së jashtme në një fjalim të OKB-së të martën, duke u përballur ende me sfidat e luftës në Ukrainë kundër pushtuesit rus dhe tensionit në Lindjen e Mesme.

Me katër muaj të mbetur në zyrë, Bideni do ngjitet në foltoren e OKB-së, në orën 4 pasdite, për të mbajtur fjalim para liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për luftërat në këto rajone, raporton Reuters.

Ndërsa përpjekjet për një armëpushim në Gaza po dështojnë dhe me betejën ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, Pentagoni ka thënë të hënën se do të dërgojë një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme.

Presidenca e Bidenit është dominuar nga sfidat e politikës së jashtme nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, sulmit të Hamasit në Izraelin jugor e deri te ofensiva izraelite në Gaza.

Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se fjalimi i Bidenit do t’i japë mundësi atij për të folur mbi ato që ai i konsideron si arritjet kryesore gjatë kohës së tij në detyrë dhe të nxisë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për Ukrainën me arsyetimin se nevojitet një zgjidhje diplomatike në Lindjen e Mesme.

/Shqip.com