Lajme

Biden telefonon Zelenskyn, flasin veprimet G7 dhe BE

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Presidenti i ShBA-ve ka telefonuar presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky, të premten në mëngjes.

Biden ka thënë se ata kanë diskutuar asistencën aktuale, humanitare, dhe ekonomike të tanishme për popullin ukrainas.

“E telefonova presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky në mëngjes për të diskutuar për asistencën aktuale, humanitare, dhe ekonomike të tanishme për popullin ukrainas. E përditësova me informacion për veprimet që po marrim sot në koordimin me G7 dhe BE-në që më tëj të e rrisim koston për Rusinë për sulmin ndaj Ukrainës”, ka shkruar Biden në Twitter.

Biden më herët u deklarua se “do ta mbrojmë çdo inç të territorit të NATO-s” por që nuk do hyjnë në luftë me Rusinë në Ukrainë.