Biden takohet me ministrin e jashtëm të Ukrainës
Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, që të ripohojë “vendosmërinë e ShBA-ve për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
Biden e informoi Kuleban rreth përgjigjes së ShBA-ve pas vendimit të Rusisë që ta “njohë të pretenduarën ‘pavarësi’ të regjioneve ukrainase Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga rebelët”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, raporton BBC, përcjell SHQIP.com.
Kjo përgjigje përfshiu sanksione të reja që u bënë të ditura sot, dhe një zotim që të vazhdojnë me asistim ekonomik dhe të sigurisë që të mbështesin Ukrainën, shton Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti Biden njoftoi gatishmërinë e ShBA-ve, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, që të përgjigjemi shpejt dhe me vendosmëri kundrejt çdo agresioni të mëtejmë rus ndaj Ukrainës”.
Ndërkohë dje Rusia njohu si të pavarura dy krahinat separatiste Donetsk e Luhansk në Ukrainë dhe pasi parlamenti rus i dha Putinit të drejtë të ndërhyjë me ushtri në shtete të huaja – forcat ruse kanë hyrë brenda tyre./Shqip.com