Lajme Botë

Biden nuk tërhiqet: Askush nuk është më i kualifikuar për të fituar zgjedhjet

“Askush nuk është më i kualifikuar se unë” për të qenë president ose për të fituar këto zgjedhje, tha Joe Biden gjatë një interviste për ABC News.

Performanca zhgënjyese e 81-vjeçarit Biden në debatin me rivalin e tij republikan 78-vjeçar më 27 qershor ka bërë që disa demokratë të ngrenë çështjen e tërheqjes së kandidaturës së tij.

Tashmë katër kongresmenë demokratë i kanë kërkuar Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden pranoi për të disatën herë se paraqitja e tij në telekonferencën e mëparshme me Donald Trump nuk i përmbushi pritjet, por theksoi se ishte një incident i izoluar për shkak të të ftohtit që po e shqetësonte.

Xhorxh Stefanopulos, gazetari me origjinë greke ngriti edhe çështjen e testit kognitiv që Donald Trump e ka kërkuar vazhdimisht, duke e pyetur presidentin Biden nëse do të ishte gati t’i nënshtrohej një vlerësimi të tillë.

Presidenti amerikan u përgjigj se ushtrimi i detyrave të tij është i barabartë me një test kognitiv, të cilit ai i nënshtrohet çdo ditë.

/Shqip.com