Lajme Botë

Biden me mesazh për rritjen e çmimit të karburantit: Ulni çmimin tani, është kohë krize

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kërkuar çmimin e karburanteve.

Ai në një mesazh në Facebook ka thënë se pasi populli amerikan ka nevojë për lehtësim në këtë kohë krize.

Ai ka thënë se këtë ulje duhet të bëjnë menjëherë.

“Mesazhi për kompanitë që drejtojnë stacionet e karburantit dhe vendosin çmimet në pompë është i thjeshtë: Kjo është një kohë lufte, rrezik global. Ulni çmimin që po ngarkoni në pompë për të pasqyruar koston që po paguani për produktin. Bëjeni tani”, shkroi Biden.

Ai ka thënë se është duke bërë  gjithçka për të rritur furnizimin me gaz dhe naftë  familjet dhe punëtorët amerikanë.

Ndryshe, rritja e çmimeve të karburanteve ka prekur pothuajse gjithë botën pas konfliktit Ukrainë-Rusi./SHQIP.com