Lajme

Bërnabiq: Të respektohet Marrëveshja e Brukselit për targa

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka kërkuar edhe njëherë që të respektohet marrëveshja e Brukselit për targat.

Bërnabiq është pajtuar edhe me deklaratat e Josep Borell që gjatë ditës së djeshme deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje para datës 21 nëntor.

“Serbët nga Kosova nuk kërkojnë shumë, kërkojnë vetëm respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, tha Bërnabiq.

“Partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë në SHBA nuk mund të tolerojnë më shkelje të njëanshme të të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar dhe shpresoj se një marrëveshje me siguri do të arrihet”, tha Bërnabiq për Tanjug.

Ajo tregon se nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhë nga e diela në mesnatë, por se Serbia ka shumë për të humbur, duke pasur parasysh se sa ka përparuar ekonomikisht.

/Shqip.com