Lajme

Bërnabiq: “Ballkani i Hapur” është i hapur edhe për institucionet në Prishtinë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha sot gjatë vizitës së saj në pjesën veriore të Kosovës se nisma “Ballkani i Hapur” është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe institucionet në Prishtinë.

“Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të shkuar drejt normalizimit. Mendoj se cilësia e jetës për njerëzit është më e rëndësishmja dhe kur të gjithë së bashku bëjmë të mundur që kjo cilësi të jetë më e mirë, të krijohen vende pune, për të rinjtë. njerëzit të shohin një perspektivë, atëherë mund të diskutojmë edhe për çështjet me të cilat nuk pajtohemi ose kemi pikëpamje krejtësisht të kundërta”, tha Brnabić në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, duke përfshirë nëse Prishtina ishte e mirëpritur në nismën e Ballkanit të Hapur, raporton Tanjug.

Tre ditë më parë në Beograd është mbajtur takimi i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”.

Po ashtu në këtë samit është mbajtur ceremonia e firmosje katër së marrëveshjeve.

Marrëveshjet janë për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, si dhe kinematografisë e aktiviteteve audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshje kishte edhe në fushën e energjetikës dhe në atë të emergjencave civile.

Për këtë janë deklaruar edhe në një konferencë për media, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një dimër të vështirë duke iu referuar këtu krizës energjetike.

Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Kosovës që t’i bashkohet nismës ‘Open Balkan’.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill ka deklaruar se pjesëmarrja në këtë iniciativë do të ishte pozitive për njohjen ndërkombëtarisht nga Kosova.

Ambasadori amerikan po ashtu ka thënë se “Ballkani i Hapur” është një nga nismat më të mira që po ndodh në rajon.

Ndryshe, Kosova është një nga shtetet skeptike të Ballkanit Perëndimor për t’u përfshirë në projektin ”Ballkani i Hapur”./Shqip.com