Berisha: Sot nis beteja ndaj pazareve të fëlliqura Basha-Rama
Publikuar:
(10.09.2021 11:25:50)

“Sot, nis beteja ndaj pazareve të fëlliqura Basha-Rama”.
Kështu ka thënë, Sali Berisha, ish-themeluesi i Partisë Demokratike, subjekt që e themeloi 30 vite më parë.
Berisha duke hyrë në Kuvend është pritur nga përkrahësit e tij.
Ata brohoritën emrin e tij, teksa Berisha deklaroi se do të ankohet për vendimin e Lulzim Bashkës që e quan “të pabaze”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin kërkuar nga Partia Demokratike largimin e Berishës, pasi këtë të fundit e kishin shpallur person “non-grata”.
Sali Berisha ka qenë president dhe kryeministër i Shqipërisë për dy mandate. /Shqip.com