Lajme

Berisha: Rama, 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Selenica, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se përdor kriminelët për të vjedhur dhe për të nënshtruar popullin shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se aktualisht kreu i qeverisë ka më shumë pushtet sesa vetë Ramiz Alia në vitin 91’.

Berisha gjithashtu citoi raportin e DASH e cila vendosi theksin tek vjedhja e qindra milionë eurove me inceneratorët.

Sëpari, ju jeni njerëz politik. Përgjigja e parë që japim është kjo, sot njësoj si në vitin 91’ jemi në monizëm të plotë. Rama kontrollon 10% më shumë pushtete se Ramiz Alia në 91’. Gratë dhe burrat që njohën diktaturën komuniste, formën më të egër, e dimë se çfarë fatkeqësie kombëtare është monizmi. Monizmi prodhon dhunim, shtypje, varfëri, prodhon tjetërsim. Ky është monizmi i ri që përjetojmë. Ky monizëm nuk bazohet në doktrinën marksiste-leniniste për t’u internuar. Ky monizëm bazohet në krimin dhe vjedhjen.

Ndaj është dhe lidhja e tyre me krimin dhe drogën. Monizmin e tij, Rama e bazon në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kemi folur për vjedhjet e qindra milionë eurove të djegësave, në Portin e Durrësit, tenderat sekrete. Dje DASH denonconte dje në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat. 237 mln dollarë janë zhdukur. Janë zhdukur në xhepat e Ramës, Veliajt dhe Engjëll Agaçit. Vjedhjet më të mëdha, këta i bëjnë me punët publike” – u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në Selenicë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Leonard Rakipaj.

/Shqip.com