Lajme

Berisha: Më 6 dhjetor do të jemi më të mobilizuar se kurrë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka zbuluar orën e protestës që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, ditë kjo kur kryeqyteti shqiptar do të presë liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se “protesta do të nisë në orën 12:00, ndërkohë që i bëri thirrje biznesmenëve të bëhen pjesë dhe të mos ndalojnë punonjësit e tyre të dalin në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës”, raportojnë mediat në Shqipëri.

Tutje, Berisha shtoi se kjo protestë do i gjejë demokratët më të mobilizuar se kurrë për t’i treguar liderëve të Bashkimit Evropian problemet me të cilat qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë.

/Shqip.com