Lajme

Berisha: Ju tregoj unë se ku është Ervis Martinaj

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit, Edi Rama për Ervis Martinajn.

Siç ka raportuar Abc News, Berisha ka thënë se ai do ju tregoj se ku është Martinaj.

Sipas Berishës, Ervis Martinaj është tek lojërat e fatit të cilat ishin ilegale e tash po pritën që të bëhen legale.

“Shqipëria është një vend i pasigurt, një vend në të cilin bandat godasin, në parlament bëjnë ligjet, në qeveri bëjnë vendimet, por në fakt një lidhje të madhe mes të trejave ekziston. Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun, ku është Vis Martinaj. Ua them unë, ai është tek lojërat e fatit”, tha Rama.

Berisha tha se duhet të pyetet Olsi Rama për Ervis Martinajn.

Sipas Berishës, Martinaj ishte një biznismen që u ngrit nga lojërat e fatit të cilat ishin ilegale e sot janë legale

“Pyesni Olsi Ramën se ku është. Martinaj ishte një biznesmen që u ngrit nga lojërat e fatit, të cilat deri dje ishin ilegjitime, ndërsa sot janë legjitime.”, tha Berisha

Sot, kryeministri Edi Rama kërkoi nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit në Shqipëri që të shuaj dilemat për Ervis Martinajn.

Rama i kërkoi Muhamet Rrumbullakut që të tregoj nëse Martinaj është vrarë, po ashtu nëse nuk është vrarë atëherë t’i dorëzohet drejtësisë.

Ervis Martinaj është ndër njerëzit më të kërkuar në Shqipëri i cili akuzohet për shumë vepra penale, përfshirë edhe krime të mëdha të organizuara por që për të nuk është duke u ditur asgjë./Shqip.com