Sport Ndërkombëtar

Berat Gjimshiti, humanisti që duhet marrë shembull

Berat Gjimshiti është një prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare që luan në nivelin më të lartë të futbollit të Evropës, Serie A. Por mbrojtësi i Atalantas nuk e ka harruar për asnjë moment vendin e tij të origjinës. Së fundmi Gjimshiti ka vendosur të japë një shumë të konsiderueshme për familjet në nevojë në Luginën e Preshevës. Këtë e ka bërë duke kontribuar në Fondacionin Humanitar “Spektri dhe Miqtë”.

“Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit. Nuk e shohim të nevojshme ta përshkruajmë kush është Berat Gjimshiti, sepse nuk besojmë që ekziston shqiptar që nuk din për yllin Tërnocas, futbollist i Kombëtares kuqezi. Por, me kënaqësinë më të madhe po ju njoftojmë se Berat Gjimshiti i dhuroi një donacion financiar të konsiderueshëm Fondacionit Humanitar “SPEKTRI DHE MIQTË” që do t’i dedikohet familjeve skamnore me nevoja të veçanta të Luginës së Preshevës. Jo vetëm kaq, tash e tutje autoriteti i Beratit do të shfrytëzohet në Referencën e Fondacionit për aplikim edhe te Donatorët e huajë”, shkruhej në reagim.

/Shqip.com