Sport Ndërkombëtar

Benzema e Modric po i bëjnë gati valixhet

Karim Benzema dhe Luka Modric, dy nga ikonat më të rëndësishme të Real Madridit, janë në ditët e tyre të fundit në kryeqytetin spanjoll. Të dy lojtarët janë në përfundim të kontratës, e cila u skadon në fund të këtij sezoni, dhe sipas mediave, të dy pritet të largohen.

Për Benzema dhe Modric ka një interesim të fortë nga Emiratet Arabe, sheikët janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo kërkesë ekonomike.

I ndryshëm është diskutimi në lidhje me Toni Kroos, pasi  mesfushori gjerman ka nisur negociatat me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.

/Shqip.com