Rozë

Beniada ka disa fjalë për banorët e BBVA

Banorja e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Beniada Nishani ka qenë ndër më të pëlqyerat.

Ajo u njoh si person që i dhuronte të qeshura e pozitivitet formatit.

Ajo së fundmi, ka ndarë një mesazh për të gjithë banorët e tanishëm të shtëpisë së BBVA.

Ajo përmes një InstaStory, ka shkruar se po të ishte pjesë e shtëpisë do tu thoshte banorëvë të shijonin eksperiencën pa ndonjë strategji dhe të jepnin më të mirën nga vetja.

“Të shijonin çdo moment, për të hapur zemrat e tyre dhe për të treguar më të mirën nga vetja. Nuk kemi nevojë të bërtasim mendimet tona, sepse ata që nuk duan të dëgjojnë nuk do ta bëjnë kurrë ose do të gjejnë gjithmonë anën negative dhe për ta është humbje kohe’, ka shkruar Beniada ndër të tjera.

/Shqip.com