Beleri-Ramës: Nuk ka vendim gjykate që ndalon lejen për betimin tim

Pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me çështjen e betimit të tij, Fredi Beleri, ka reaguar në rrjete sociale.
Sipas Belerit nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin, pasi sipas tij Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhet.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orë të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë. Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë organe të pavarura të drejtësisë”, shkruan Beleri.
/Shqip.com