Lajme

Bekim Jashari kandidat për kryetar të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar së do të rikandidojë për të parin e kësaj komunë në zgjedhjet që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti, shkruan SHQIP.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar edhe një mandat qeverisës si kryetar i Skenderajt, me vendosmërinë më të madhe për t’iu shërbyer edhe për 4 vitet e ardhshme.

“Ditët në vijim do të takohemi në ceremoninë zyrtare në të cilën do të shpalosim vizionin tonë për Skenderajn në katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Ai më tej, ka thënë së nën betimin për të vazhduar qeverisjen time transparente dhe me duar të pastra, për të vazhduar me projekte të tilla edhe më madhore, për të arritur zhvillim ekonomik, mirëqenie, punësim të të rinjve, infrastrukturë moderne, furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, trajtim të ujërave të zeza, mbrojtje të mjedisit e planifikim të duhur hapësinor ka vendosur për kandidaturën e radhës.

Bekim Jashari ka fituar zgjedhjet lokale që janë mbajtur para 4 vitëve.

Ndërsa,kundër kandidati eventual është Sami Lushtaku i cili ende nuk dihet nëse mund të kandidojë për të parin e kësaj komunë edhe pse ai ka shpallur kandidaturën e tij.

Për shkak të një dekreti që ka nxjerr Gjykata Kushtetuese në fund të viti të kaluar, personat që janë të dënuar më burg në tri vitet e fundit i mohohet mundësi e kandidimit, por nuk dihet nëse kjo përfshinë edhe zgjedhjet lokale./SHQIP.com